“Ishte e paharrueshme” – ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e fitores në Koshare (VIDEO) NULL NULL 10.04.2026 07:28 10.04.2026 07:28 Ish-komandanti i UÇK-së Rrustem Berisha Ish-komandanti i UÇK-së Rrustem Berisha ka folur për rëndësinë historike të Betejës së Koshares duke e veçuar 9 prillin e vitit 1999 si një ndër momentet më të veçanta në jetën dhe rrugëtimin e tij. Në emisionin “Edicioni Special” mbrëmë në Klan Kosova, ai tha se kjo datë simbolizon jo vetëm një fitore të madhe në luftë, por edhe rrëzimin e kufirit shqiptaro-shqiptar, që për dekada kishte ndarë shqiptarët. “9 prilli i vitit 1999 na kujton ndoshta ditën më të lumtur të jetës ose karrierës sonë, na kujton fitoren e madhe që e kemi arritur ndaj armikut, heqjen e kufirit shqiptaro –shqiptar që i ka ndarë shqiptarët me dekada. Është e paharrueshme për të gjithë ne. Është një kujtim, një ditë krenarie për të gjithë pjesëmarrësit e Betejës së Koshares”, tha ai. Duke folur për faktorët që çuan në suksesin e kësaj beteje, Berisha nënvizoi se përzgjedhja e drejtimit të sulmit dhe uniteti i luftëtarëve kanë qenë vendimtare. Po ashtu, ai vlerësoi rolin e përgatitjeve dhe planifikimit strategjik, të cilat, sipas tij, janë ndërtuar mbi planin e hartuar nga Agim Ramadani. “Mendoj që janë disa faktorë që kanë ndikuar në suksesin e kësaj beteje. Një është përzgjedhja e drejtimit të sulmit. Ne jemi bazuar edhe në historinë e Malësisë së Gjakovës që kanë qenë çdo herë besnikë ndaj kauzës sonë kombëtare. Ka qenë e domosdoshme që të bashkohemi sepse vetëm të bashkuar e ‘kemi pushkën më të fuqishme”’, deklaroi mes tjerash ish-komandanti i UÇK-së.