Ishin ndarë së fundmi, shqiptari vret ish-partneren në Francë NULL NULL 29.10.2025 12:44 29.10.2025 12:44 Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet franceze pasi akuzohet për vrasjen e ish-partneres gjeorgjiane në qytetin Mulhouse (Haut-Rhin). Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, nuk ka precedentë penale dhe është i panjohur për policinë franceze, njoftoi Prokuroria e Mulhouse më 28 tetor. Viktima, një grua 33-vjeçare e lindur në Gjeorgji, punonte si banakiere në një bar lokal. Ajo u godit me thikë për vdekje më 25 tetor, në momentin që po hapte lokalin e punës. Sipas hetimeve paraprake, ajo kishte jetuar për tre vjet me autorin e dyshuar, nga i cili ishte ndarë prej pak kohësh, raporton JOQ, transmeton Klankosova.tv. Prokuroria dyshon se motivi i ngjarjes lidhet me xhelozinë dhe refuzimin e ndarjes, një faktor i përmendur shpesh në rastet e femicidit. Shefi i saj, Farouk Tas, i cili mbërriti i pari në vendngjarje, tha për France 3 Grand Est: “Ajo ishte si vajza ime. Ishte një grua e jashtëzakonshme. Jemi në shok, pamë gjithçka me sytë tanë. Jemi të shkatërruar.” Një autopsi e trupit të viktimës pritet të kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Strasburgut, ndërsa po rishikohen kamerat e sigurisë për të zbardhur çdo detaj të ngjarjes.