Ish-ushtari i UÇK-së, Emin Lati: Urime edhe atyre që s’na ofruan as ujë në luftë (VIDEO) NULL NULL 17.02.2023 18:17 17.02.2023 18:17 Ish-ushtari UÇK-së, Emin Lati, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka bërë një urim me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai ua uroj të 15-vjetorin e Pavarëisë të gjithë atyre që kanë kontribuar, por edhe atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Urime 15-vjetori i Pavarësisë, më së shumti u shkon urimi atyre që kanë dhënë kontribut për këtë vend, edhe një bardak ujë nëse e kanë dhënë, por urime edhe atyre që nuk e kanë dhënë as edhe një bardak ujë për këtë vend, edhe atyre urime”, tha ai. Lati tutje u shpreh se fatkeqësisht për vlerat e luftës nuk është bërë asgjë, përcjell Klankosova.tv. “Ne kur kemi qenë në atë kohë që iu kemi bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandatit legjendar, Adem Jashari, unë nuk e kam menduar me pa këtë mrekulli tash që ka ardhur 15 vjet pas luftës. Fatkeqësisht për vlerat e luftës nuk është bërë asgjë”, u shpreh tutje ai. Latifi bëri edhe një rrëfim nga lufta dhe tregoj fjalët që i kishte thënë Hamëz Jashari. “Hamza ka dalë para Ademit në mal dhe ka ardhur tek ne në kullë dhe ka qëndruar 3-4 dhe aty ka filluar, më kujtohet si sot kur tha ‘Dasma po fillon dhe nuk do ndalemi deri në çlirimin e Kosovës'”, tha Lati. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.