Ish-ushtari i arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika shërbeu në FSK për 1 vit NULL NULL 22.04.2025 09:49 22.04.2025 09:49 Ushtarë të FSK-së. Foto ilustruese Shtatë persona janë arrestuar nga policia, si të dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika. Në mesin e tyre është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së, Rilind Murati. Murati kishte shërbyer në ushtrinë e Kosovës për një vit dhe kishte kërkuar vullnetarisht të demobilizohet. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Rilind Murati ka shërbyer në gradën e ushtarit nga 20.05 2022 deri më 24.03.2023. Është demobilizuar me kërkesë të tij, vullnetarisht”, deklaroi Maqedonci. Rilind Murati, është djali i një zyrtari policor i cili shërben në stacionin policor në Kaçanik. Në këtë rast, në shtëpinë e tij është konfiskuar edhe një armë zyrtare për ta verifikuar nëse kjo është përdorur për ta kryer vrasjen.