Ish-ushtaraku britanik: Porti i NATO-s në Durrës lehtëson dislokimin e trupave në Ballkan (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 14:05 24.06.2025 14:05 Ish-ushtaraku britanik Ade Clewlow, i cili ka shërbyer më parë në Kosovë, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me përforcimin e infrastrukturës ushtarake të Aleancës në portin e Durrësit. Në një lidhje telefonike për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Clewlow e cilësoi si “lajm të mirë” angazhimin e NATO-s në ngritjen e një porti të mundshëm në Durrës, i cili do të mundësonte dislokimin më të lehtë të trupave aleate në vende të ndryshme të Ballkanit. “Është lajm vërtet i mirë që NATO po përdor kapacitetet e secilit shtet anëtar për nevojat strategjike. Nëse mundësohet edhe një port për dërgimin e ushtarëve në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo do të ishte një qasje shumë efektive”, tha Clewlow, transmeton Klankosova.tv. Ai theksoi se një nismë e tillë do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për Shqipërinë, nëse porti ngrihet aty, por për të gjithë rajonin në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak. “Ky lloj bashkëpunimi është i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin”, u shpreh ai. Ndiqni deklarimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.