Ish-presidenti Meidani për protestën në Zharrëz: Turp për politikanët NULL NULL 26/02/2017 26/02/2017 Ishpresidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani ka shkruar rreth protestuesve të Zharrëzës. Meidani ka komentuar faktin se protestuesit nuk u lejuan nga policia që të ngrinin çadra përpara Ministrisë së Energjetikës, duke u lënë jashtë në kushte të rënda. Ish-kreu i Shqipërisë thotë se pamja që ofron ky realitet është dramatike. “A mund të heshtet përpara një fotografie dhe realiteti të tillë?! A nuk duhet të reagojë fuqishëm politika, shoqëria civile, media qytetare përpara kësaj situate?! A nuk mund të mos vijë turp para kësaj mungese ndjeshmërie, vonese zgjidhjeje, indiference e ngurtësie qeverisëse?! Shumë e dhimbshme, krejt e papranueshme, jo njerëzore”, ka shkruar ai, shkruan gazeta Shekulli.
Lajme Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë 14/08/2022