Ish-polici nis grevën e urisë, kërkon sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës NULL NULL 31.01.2023 23:25 31.01.2023 23:25 Ish-polici Eris Jashari, ka nisur grevën e urisë për të thirrur në ndërgjegje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të miratojnë një ligj për sigurimin shëndetësor të policëve të Kosovës. Plani i tij dështoi pasi ai nuk u lejua ta vendosë tendën në sheshin “Adem Jashari” përballë Kuvendit të Kosovës, megjithëse Jashari thotë se greva e tij ka nisur dhe është i bindur se ajo do të vazhdojë nesër pasi të merrë përgjigje nga inspektorati komunal. Jashari pretendon që greva e tij të zgjasë deri në arritjen e synimit të tij, megjithëse thotë se plani i tij optimist është që në Ditën e Pavarësisë, Policia e Kosovës të veshet me ligjin për sigurim shëndetësor. “Kam vendos me hy në grevë deri sa ish-kolegëve të mi të ju bëhet sigurimi shëndetësor dhe grevën do e vazhdoj derisa të sigurohet një gjë e tillë, por synimi im është që me 17 shkurt policët tanë të dalin në paradë të veshur me sigurim shëndetësor”, tha Jashari në emisionin KIKS Kosova. Për KIKS-in ai tha që shpreson që greva e tij të i bëjë deputetët që të ndjejnë empati për policët e Kosovës dhe të realizojnë misionin e tij.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months