Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-partia e Gjukanoviqit: Ishim në dijeni për planin për atentat – autoritetet të thonë më shumë

NULL NULL
13.07.2024 16:49
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviq
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviq

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Dainjel Zhivkoviq, ka thënë se partia e tij ishte në dijeni të detajeve të informacionit se ishte duke u përgatitur një atentat ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Zhivkoviq tha se autoritetet shtetërore malazeze mund të thonë më shumë në lidhje me këtë ngjarje, pasi sipas tij, nuk i takon partisë së tij t’i komentojë gjetjet.

“Jemi njohur me detajet, e dimë se për çfarë i referohet. Besoj gjithashtu se autoritetet shtetërore do të mund të thonë më shumë. Nuk na takon neve t’i komentojmë ato detaje dhe t’i komunikojmë gjetjet tona. Ne besojmë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë dhe autoritetet e tjera shtetërore do të dalin me informacione të sakta”, tha Zhivkoviç në konferencën për shtyp, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Mediumi malazez “Vijesti”, ka bërë të ditur se një burim i afërt me ish-presidentin Gjukanoviq ishte njoftuar se ndaj tij po planifikohej një atentat nga një vend fqinj në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

Sipas “Vijesti”, Gjukanoviqi ishte njoftuar nga një zyrtar i lartë ushtarak i huaj në Kosovë.

 

lajme të ngjashme