Ish-nënkoloneli Morina: Do të kontrollohet çdo hapësirë e Kuvendit NULL NULL 05.07.2025 13:21 05.07.2025 13:21 Refki Morina Pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, deputetët e zgjedhur u evakuuan nga objekti, derisa policia urdhëroi të largoheshin edhe ekipet mediale dhe qytetarët përreth. Sakaq, forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, madje po vazhdojnë ende ta monitorojnë situatën, transmeton Klankosova.tv. Në “Speciale” të Klan Kosova, ish-nënkoloneli Refki Morina tha se njësitet e policisë do të kontrollojnë gradualisht çdo hapësirë të Kuvendit, e që sipas tij, deputetët e zgjedhur do të mund të kthehen sërish pas disa orëve për të vazhduar punimet e seancës së 42-të konstituive. “Unë mendoj se ata janë duke i kryer punët në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky perimetër i jashtëm fizik, gradualisht do të shkojë edhe brenda, me pajisje dhe detektor të posaçëm, do të kontrollohen në tërësi të gjitha lokalet e parlamentit, dhe në këtë mënyrë do të mundësohet që parlamentaret të kthehen sërish, dikur natën”, tha Morina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 50 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 4 orë më parë