Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-ministri Selimi, vizitë zyrtare në Ukrainë

NULL NULL
04.10.2023 17:28

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Petrit Selimi me gjasë është i pari ish-zyrtar i lartë kosovar që po viziton Ukrainën, shtet ky në mes të luftës, në të cilin muajt e fundit u hap debati për njohje apo jo të Kosovës.

Sipas postimeve të Selimit të bëra në llogarinë e tij në rrjetin social X (ish-Twitter), ai është ftuar në një konferencë nga Zëvendëskryeministrja e Ukrainës dhe Qendra për Evropë të Re, si folës në panel së bashku me zyrtarë të tashëm dhe të shkuar të lartë të Ukrainës, Malit të Zi, Moldavisë, Polonisë, etj.

Selimi ka takuar edhe deputetë të ndryshëm ukrainas, si dhe kryetarin e Kuvendit (mexhlis) të tatarëve të Krimesë Refat Çubarov. Ukraina së fundit ka emëruar ministrin e Mbrojtjes nga komuniteti mysliman tatar.

Ambasadori i Turqisë në Kiev, Yagmur Ahmet Guldere ka shtruar drekë nderi për ish-ministrin kosovar, ndërsa Selimi ka vizituar edhe Qendrën e artit Goncharenko, të deputetit të famshëm ukrainas Oleksey Goncharenko, i cili njihet për qëndrimet pro-njohjes së Kosovës.

Në një postim, Selimi tha që “Ukraina është shtet që po ballafaqohet me një gjenocid që tashmë mori dhjetëra mijëra jeta njerëzish, por në këtë përpjekje ekzistenciale Ukraina nuk është e vetmuar”.

“Bota demokratike, përfshi popullin e Kosovës qëndron krah Ukrainës, ndërsa ne duhet të bëjmë çdo gjë që ta rrisim interaksionin dhe dialogun zyrtar por edhe atë ekonomik dhe të shoqërisë civile me Kievin”, shkroi Selimi.

Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, por sipas eksperiencës së Selimit, ka filluar t’i njohë pasaportat e Kosovës si dokumente valide, ndërsa në Ukrainë ka edhe disa kosovarë tjerë që kryesisht punojnë me organizata ndërkombëtare humanitare. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.