Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-ministri Nenad Rikallo dënohet me tre vjet burgim

NULL NULL
01.06.2023 10:29
Nenad Rikallo

Ish-ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, është dënuar me tre vjet burgim.

Rikallo u shpall fajtor për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.

Po ashtu në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se atij i ndalohet të ushtrojë funksione publike për tre vjet, pas mbajtjes së burgimit, përcjell Klankosova.tv

Po ashtu me dy vjet e gjashtë muaj burgim është dënuar ish-sekretari i kësaj ministrie K.H.

Ai u dënua po ashtu për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.

Atij iu shqiptua edhe dënimi plotësues, ku i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 tre vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim.

Derisa, SH.Z, E.Gj, SH.M, L.TH, L.K dhe A.Z janë liruar nga akuza për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertit dhe provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtëtuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale.

Të akuzuarit detyrohen që ti paguajnë shpenzimet e procedurës penale edhe atë: për ekspertizën financiare në mënyrë solidare shumën prej 2 mijë euro, për shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej 500  euro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë  ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi, thuhet në njoftimin e gjykatës përcjell Klankosova.tv

E dëmtuara Avokatura Shtetërore e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.