Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha: Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bërë me askënd NULL NULL 22.10.2021 21:06 22.10.2021 21:06 Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, mohoi dyshimet për marrëveshje gojore mes tij dhe ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, për të përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë. “Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd, e kam zhvilluar procedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”, tha ish-kryeprokurori. “Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, u shpreh ai. Sot u raportua se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë