Ish-kryenegociatorja Tahiri: Qeveria të ketë kujdes, ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat NULL NULL 13.10.2021 13:26 13.10.2021 13:26 Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, po vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, rrezikohet që veriu të kthehet në protektorat. Sipas Tahirit kjo mund të ndodhë nëse edhe kjo çështje sikurse ajo e targave, të trajtohet në Bruksel, përcjell Klankosova.tv. ”Situata sot në pjesën veriore është tensionuar nga ndërhyrjet e ligjshme të policisë. Mirëpo qeveria duhet të ketë kujdes, ta kontrollojë dhe shtensionojë situatën, dhe mos ta bjerr punën që kjo çështje të shkojë në Bruksel, siç e bëri me rastin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për targa. Ka rrezik që i krejt veriu të kthehet në protektorat, që është skenar djallëzor i Serbisë. Kam tërhequr vërejtjen për këtë skenar kur qeveria pranoi në dialogun e Brukselit që KFOR-i te vendoset në zonën e dy pikave kufitare në veri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day