Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-kryenegociatori me Serbinë: Vendi s’ka qenë kurrë më keq, e paqartë se ku po e çon Kurti shtetin (VIDEO)

NULL NULL
08.06.2023 18:25
Avni Arifi

Ish-kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka folur për situatën e fundit nëpër të cilën po kalon Kosova, duke thënë se kurrë më keq vendi s’ka qenë.

Ai tha se Kosova s’ka qenë kurrë më keq në kuptim të besimit dhe në kuptim të përkrahjes ndërkombëtare.

“Institucionet e Kosovës kanë hyrë në një proces që praktikisht, pothuajse s’e kanë asnjë aleat të asnjë vendi të botës, duke përfshirë as Shqipërinë e hiç se hiç ShBA-të. Është e paqartë se ku është duke e dërguar vendin kryeministri Kurti”, tha Arifi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kurti e VV-ja për 10 vjet e kanë pasur një fushatë se çdo lloj Asociacioni është tradhti kombëtare dhe sipas tij, kjo ishte e suksesshme në popull.

“Një pjesë e madhe e popullatës e identifikojnë fundin e shtetit të Kosovës me çfarëdo lloji të Asociacionit, s’ka lidhje me a pa kompetenca ekzekutive. Pastaj, ata e kanë krijuar edhe një narrativë se në të kaluarën, liderët e Kosovës çkado që iu është prezantuar, gjithmonë e kanë nënshkruar dhe e kanë dëmtuar vendin, e që në fakt nuk është e vërtetë”, tha Arifi, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.