Ish-kryeministri tajlandez Thaksin Shinawatra dënohet me një vit burgim NULL NULL 09.09.2025 08:09 09.09.2025 08:09 Gjykata e Lartë në Tajlandë ka vendosur që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra duhet të vuajë një vit burg, pasi e ka kryer në mënyrë të paligjshme një pjesë të dënimit në spital në vend të burgut. Thaksin, 76 vjeç, u dënua për korrupsion pas rikthimit nga mërgimi në vitin 2023. Fillimisht mori falje mbretërore dhe dënimi iu ul në një vit. Por në vend që të qëndronte në burg, ai u transferua menjëherë në një repart luksoz spitali, ku qëndroi 6 muaj, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Gjykata e quajti këtë shkelje të ligjit dhe kërkoi që ai të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin. Thaksin mbetet një figurë e rëndësishme në politikën tajlandeze. Vajza e tij, Paetongtarn, tha se familja do të vazhdojë angazhimin në politikë përmes partisë së tyre, Pheu Thai.