Ish-kryeministri skocez vdes gjatë një fjalimi në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 13.10.2024 10:27 13.10.2024 10:27 Ish-kryeministri skocez vdes gjatë një fjalimi në Maqedoninë e Veriut Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Maqedoninë e Veriut. Ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, vdiq pasi pësoi atak kardiak, raportojnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv Salmond në momentin kritik po mbante fjalim gjatë një eventi atje. Ai vdiq në moshën 69-vjeçare. Politikani skocez po merrte pjesë në Forumin Kulturor Diplomatik në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Alex Salmond, ishte një nga politikanët ithtar i pavarësisë së Skocisë. Më herët kishte postuar në rrjet komentin: “Skocia është një shtet, jo një konte e Britanisë”. Kryeministri britanik Keir Starmer, e po ashtu edhe kryeministri aktual i Skocisë John Swinney, thanë se ishin “të shokuar e të trishtuar nga lajmi”.