Ish-kryeministri Bukoshi varroset nesër në Prishtinë NULL NULL 11.06.2025 17:26 11.06.2025 17:26 Ish-kryeministri Bujar Bukoshi, do të varroset nesër më 12 qershor, në Prishtinë. Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës. Derisa të njëjtën ditë, më 12 qershor, do të bëhen homazhe në nderim të tij. Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 e deri në orën 13:00 në Hollin e Kuvendit të Kosovës. Njoftimi u bë i ditur nga familja Bukoshi. Njoftimi i plotë: Të marten, më 10 qershor 2025, u nda nga jeta bashkëshorti, babai, vjehrri, gjyshi ynë i dashur, Bujar Bukoshi. Homazhet bëhen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 – 13:00 në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Varrimi bëhet të enjten, më 12 qershor 2025, në ora 14:00 në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës. E pamja bëhet në Grand Hotel Prishtina, ditën e premtë, shtunë dhe diel (13.06. – 15.06.2025) nga ora 09:00 – 17:00. Me dashuri dhe krenari, Zana, Ora, Shota, Nita, Pedro, Redoni, Dardani dhe Taulanti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 7 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë