Ish-komandanti Agim Çeku garon për deputet me AAK-në NULL NULL 01.12.2025 14:55 01.12.2025 14:55 Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku i është bashkuara Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv, të cilët shtuan se zyrtarizimi nuk është arritur ende. Ai do të jetë pjesë e listës së deputetëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. AAK po garon tanimë me dy ish-kryeministra të Kosovës, Çekun, dhe Ramush Haradinajn, njëkohësisht kryetar i kësaj partie.