Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish i fejuari i Lady Gagas nis lidhje të re

NULL NULL
26.10.2016 16:00

Lady Gaga ditë më parë ka thënë se ajo akoma e don ish të fejuarin e saj, Taylor Kinney.

Por duket se ajo tashmë mund të dëshpërohet pasi Kinney ka filluar tashmë një lidhje.

Sipas disa burimeve, aktori i “Chicago Fire” tashmë ka nisur të shoqërohet me 26 vjeçaren nga Filadelfia, Alanna DiGiovanni e cila nuk është e famshme por dikur ka punuar si kamariere derisa tash punon në sektorin e radiologjisë në një spital, transmeton Klan Kosova.

Kinney dhe DiGiovanni kanë vizituar së bashku Austin në Texas ku kanë qenë në një garë të Formula 1 dhe koncertin e Taylor Swift derisa duket se edhe DiGiovanni e ka vizituar atë në Chicago.

Gaga dhe Kinney kanë qenë në lidhje për 18 muaj deri kur janë ndarë në muajin korrik.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.