Ish-hotel Karagaqi shndërrohet në çati narkomanësh NULL NULL nga saranda aliu 11.12.2024 20:21 nga saranda aliu 11.12.2024 20:21 Dikur hotel e tani deponi mbeturinash. Në këtë gjendje ka mbetur njëri prej resorteve më të njohura e më të frekuentuara të qytetit të Pejës. I njohur si ish-hoteli Karagaq, i cili gjendet në zemër të parkut të Karagaqit, jo shumë larg qendrës së qytetit, që nga paslufta në të nuk është ngulitur asnjë gozhdë, raporton Kiks Kosova. Pamjen e bukur të natyrës e të parkut ia ka marrë një objekt i braktisur, i cili është shndërruar në gërmadhë. Në secilën anë të këtij objekti, shiu rrjedh nga çatia. Duket se muret janë të forta, prandaj edhe pak janë dëmtuar. Hapësira gjigante e korridoret e ngushta në të cilat nuk depërton drita, duken trishtuese. E pikërisht kjo hapësirë është bërë e denjë për përdoruesit e drogave. Për detaje, ndiqeni kronikën në vijim: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 15 orë më parë