Ish-futbollisti i Marseilles dhe Marokut vdes në moshën 35-vjeçare NULL NULL 24.10.2024 22:45 24.10.2024 22:45 Bota e futbollit sot është tronditur nga një lajm i hidhur. Në moshën 35-vjeçare ka vdekur ish-futbollisti i Marseilles dhe Marokut, Abdelaziz Barrada. Mediat ndërkombëtare raportojnë jozyrtarisht se Barrada ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, por kjo ende s’është konfirmuar. Ai vdiq në Francë, pasi aktualisht luante në divizionin e katërt francez.