“Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli NULL NULL 15.06.2025 18:18 15.06.2025 18:18 Ish-diplomati Lutfi Billalli, ka folur për deportimin nga Kosova të Nikolla Vujoviqit dhe dy serbëve të tjerë, çështje për të cilën Klankosova.tv ka raportuar vazhdimisht. Poashtu, Vujoviqit i është revokuar shtetësia si dhe i është bërë ndalesa për t’u futur në territorin e Kosovës për pesë vjet Bilalli, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka pohuar se personat e përmendur më lartë nuk do të duhej vetëm të largoheshin nga vendi, por edhe të dënoheshin. “Më duket se kjo është pak të them të drejtën, arsyeja është se këta duhet të dënohen. Ata do të duhej të mbaheshin në burg, më duket se ka qenë një kiks që më nuk duhet të përsëritet”, u shpreh Bilalli. “Çdo qytetar i Kosovës për spiunim duhet të marrë dënimin e merituar siç e parashikon Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Mendoj se në këtë drejtim ka qenë ndoshta si të them. jo ndoshta blof, mirë që janë larguar, por nëse kanë shtetësi kosovare ata duhet të dënohen dhe të hyjnë në procedura gjyqësore”, shtoi Bilalli. /Klankosova.tv Pas Nikolla Vujoviqit, deportohen nga Kosova edhe dy serbë të tjerë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 16 orë më parë