10:30, 15 Shtator 2019

Ish-burri i Zooey Deschanel, Jacob Pechenik, ka folur për lidhjen e saj të re me Jonathan Scott, transmeton Klan Kosova.

47 vjeçari dukej mirë duke theksuar se ndarja e tyre ishte miqësore.

“Po, gjithçka është miqësore dhe kemi dy fëmijë të bukur bashkë. Ne jemi duke i rritur ata dhe do të vazhdojmë njësoj. Unë jam i lumtur”, tha Jacob për HollywoodLife.

“Zooey dhe unë kemi pasur shumë dallime kur bëhet fjalë për biznesin. Ne të dy dimë të cilat janë pikat tona të forta dhe të dobëta prandaj i drejtohemi njëri-tjetrit për sugjerime ose këshilla”, tha ai më tej.

Zooey dhe Jacob u fejuan në janar të vitit 2015 dhe u martuan në qershorin e atij viti. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Elsie katër vjeç dhe Charlie dy.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë