Iseni: Takimi Vuçiq-Putin, ikje nga Samiti i Berlinit (VIDEO) NULL NULL 19.10.2023 00:00 19.10.2023 00:00 Specialisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bashkim Iseni, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shkuar në Kinë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për të ikur nga Samiti i Berlinit që u mbajt në Tiranë. Në Edicion Special në Klan Kosova, ai ka thënë se përpjeka për ta afruar Serbinë në gjirin evropian ka dështuar. “Do të duhet të jepte në njërën anë llogari rreth asaj që ndodhi në Banjskë dhe tentativës për të destabiluzar Kosovën përmes një grupi të armatosur që kontrollohej nga Serbia dhe në anën tjetër të jep përgjigje në raport me qasjen diletante ndaj fuqive tjera të cilat kanë konflikte interesash me vendet perëndimore”, ka thënë Iseni. “Kjo dëshmon në njëfarë mënyre se Serbia po ashtu gjithë hapat të cilat i kanë bërë vendet perëndimore, veçanërisht ato evropiane, kanë dështuar – edhe ish-ambasadori Kosnett ka theksuar se i gjithë mundi që të afrohet Serbia në gjirin evropian dështoi me këtë hap të Vuçiqit atje”, është shprehur Bashkim Iseni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 10 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 15 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 18 orë më parë