Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Isco mund të shitet

NULL NULL
08.02.2018 12:34
Mesfushori spanjoll mund të largohet nga Santiago Bernabeu, pasi trajneri është krejtësisht i pakënaqur me paraqitjet e tij gjatë këtij edicioni

Isco Alarcon mund ta ketë të ardhmen larg Real Madrid, pasi tekniku Zinedine Zidane po mendon ta largojë nga skuadra.

Mësohet se tekniku francez është shfaqur jashtë mase i zhgënjyer nga futbollisti, të cilin e konsideroi si zëvendësuesin ideal të James Rodriguez.

Zidane e admiron talentin e Iscos dhe besoi se loja e tij do të ishte thelbësore për skuadrën, por në fund ai ka mbetur i pakënaqur.

Dhe nëse gjërat nuk do të ndryshojnë, e nëse Zidane konfirmohet në stolin e Realit, ai do të kërkojë nxjerrjen e futbollistit në shitje në fund të këtij sezoni.

Vlen të theksohet se në kontratën me Real Madrid, Isco ka një klauzolë largimi nga skuadra prej 700 milionë eurosh.

lajme të ngjashme