Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Isa – Shala: Bashkëpunimi prindër-institucion është shumë i rëndësishëm

NULL NULL
14.05.2022 11:21

Të shtunën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova e ftuar ishte menaxherja e përgjithshme në qendrën për përkujdesje të fëmijëve “Kids Academy”, Laureta Isa – Shala, për të diskutuar për grupet e përkrahjes nëpër institucione edukative.

“Tek cilido institucion ku dojmë me i besu fëmijët tanë është me rëndësi fillimisht t’i dimë kërkesat që ne i kemi, nëse po na plotësohen ato kërkesa që i kemi për fëmijë tanë, të shohim rregulloren, marrëveshjen e institucionit se çka ai ofron, sa profesionalë janë ata, çfarë programi kanë, çfarë shërbime ofrojnë dhe të tjera”.

Ajo thotë se është e rëndësishme që kërkesat e prindërve të përputhen me shërbimet të cilat institucioni i ofron.

“Është shumë me rëndësi që të jemi shumë të hapur në kërkesat tona ndaj institucionit, të jemi bashkëpunues, ta respektojmë edhe rregulloren që institucioni e ka dhe të kemi një bashkëpunim shumë të afërt me njëri-tjetrin”.

Isa-Shala tha se bashkëpunimi dhe transparenca mes institucionit dhe prindërve është shumë e rëndësishme, ngase e krijon besimin dhe ndihmon që kjo marrëdhënie të jetë e suksesshme dhe e shëndoshë.

lajme të ngjashme