Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Isa Boletini” ndërpret grevën

NULL NULL
15.05.2015 16:57
Mësimdhënësit e shkollës fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin e kanë pezulluar përkohësisht grevën të cilën e kishin nisur të martën.

Ndërprerja e saj u bë  pas një vizite që një delegacion i SBASHK-ut i ka bërë mësimdhënësve të kësaj shkolle duke premtuar se do të bëjnë ç’është e mundur për të realizuar pagat e tyre që nuk i kanë marrë qe dy muaj.

SBASHK-u përmes një njoftimi për media bën me dije se i ka apeluar institucioneve  që të gjejnë mundësi për të realizuar kërkesën e mësimdhënësve të Boletinit në mënyrë që ta atë marrin pagat e merituara për muajin mars dhe prill.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.