Isa Boletini do të rivarroset në Boletin, FSK-ja do ta nderojë në Mitrovicë (VIDEO) NULL NULL 26.05.2015 20:18 26.05.2015 20:18 Këshilli Organizativ për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit të martën vendosi që heroi të varroset më 10 qershor në fshatin e tij të lindjes, e jo në Vlorë, siç ishte thënë më herët. Rrugëtimi i eshtrave të Isa Boletinit do fillojë nga Vlora dhe do të mbarojë në Boletin. Në takimin e këshillit të mbajtur në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës u bë e qartë edhe detyra e kësaj force në rivarrimin e heroit. FSK-ja ndo t’i nderojë eshtrat e heroit deri në stadiumin e Mitrovicës. Kronikë nga Arjeta Dragaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025