Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ironizon Nimani: Kurti nga ‘Mr. Bean’ është kthyer në ‘Nastradin’ (VIDEO)

NULL NULL
16.01.2025 00:11
Artan Nimani, kandidat për deputet nga Koalicioni për Familjen
Artan Nimani, kandidat për deputet nga Koalicioni për Familjen

Artan Nimani, kandidat për deputet nga koalicioni Kosova Fituese, ka qenë goxha kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti për vizitat e tij në qytetin e Gjakovës, dhe hapjen e fushatës zgjedhore në këtë qytet.

Në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kurti ka vështirësuar jetën e qytetarëve të këtij qyteti, sipas tij, duke ndaluar ndërtimin e rrugëve, dhe projekte të ndryshme.

Ai thotë se Kurti karshi gjakovarëve del si “një ‘Mr.Bean’ humori i kthyer në një ‘Nastradin’”.

“Gjakova historikisht është qytet i vlerave, qytet i idealeve, qytet i luftërave për liri, qytet i kulturës e i artit dhe i intelektualizmit. Një qytet si tillë nuk mund të mashtrohet, nëse një herë i është besuar një personaliteti të caktuar, nuk ka rast të dytë për mashtrime. Një njeri i përgjegjshëm, një kryeministër i përgjegjshëm nuk do të duhej të vizitojë vendin të cilin gjatë gjithë kohës, gjatë katër viteve e ka lënduar pa ndërprerë në çdo hap të këtij rrugëtimi”.

“Aq shumë ka shumë ka dritëhije në orientimet e tija sa i takon Gjakovës, dhe Kosovës, unë mendoj jo vetëm që vizita, por  edhe hapja e fushatës elektorale ishte fyerje për Gjakovën. Për shkak se për të shkuar në Gjakovë kryeministri është dashtë të kalojë në rrugën Dollc – Gjakovë të cilën e ka ndaluar së ndërtuari, është dashtë që të përballet me të gjitha ato elemente që e ka stagnuar konceptin e zhvillimit ekonomik, e ka fyer inteligjencën e Gjakovës duke anuluar projektet më të rëndësishme në Gjakovë, duke i fyer kategoritë e veçanta të luftës, kategoritë e lirisë, duke i fyer nënat gjakovare, dhe duke tentuar që tani ne ishim dikush tjetër, dhe tash jemi ardh në një personalitet tjetër”.

“Unë e kam thënë edhe më herët po e përsëris edhe një herë, Kurti nga një ‘Mr.Bean’ i humori është kthy në një ‘Nastradin’, që është i dëmshëm jo vetëm për Gjakovën, por është i dëmshëm për Kosovën”, ka thënë Nimani. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.