Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irlanda me referendum për martesat gay

NULL NULL
23.05.2015 13:03
Irlanda është shteti i parë në botë që e ka vënë në referendum çështjen e martesave gay. Numërimi i votimeve ka filluar sot në orën 09:00. Sipas indikacioneve të para besohet se referendumi do jap përgjigje pozitive.

Në Irlandë ka filluar numërimi i votave që do të përcaktojë për herë të parë me referendum nëse një shtet mund të ketë martesa të gjinisë së njëjtë.

Më shumë se 3.2 milionë veta janë pyetur nëse duan apo jo të bëjnë ndryshime kushtetuese, për të legalizuar më pas martesat e gjinisë së njëjtë, transmeton Klan Kosova.

Numërimi votave ka filluar këtë të shtunë në ora 09:00 dhe indikacionet e para janë se referendumi do të prodhojë rezultat pozitiv.

Nëse ndodh që votimet të sjellin ndryshim dhe të legalizohet martesat gay, do të jetë hera e parë që një shtet ka legalizuar martesat mes homoseksualëve me anë të votës popullore, transmeton Klan Kosova.

Ministri i Shëndetësisë në Irlandë, Leo Varadkar, i cili përndryshe është ministri i parë që është deklaruar publikisht se është homo, ka thënë se kjo ngjarje është gati sikur një revolucion social.

Sipas tij nga numërimet në Dublin, afër 75 për qind e votave kanë qenë pro martesave gay.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.