IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë NULL NULL 12.12.2024 17:27 12.12.2024 17:27 Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Foto: Arkiv Partia e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Bartës i listës së IRDK-së është kryetari i kësaj partie, Elbert Krasniqi, teksa numër dy është Fridon Lala, e numër tre është Hysnije Berisha. Dhjetëshja e parë e listës tutje përbëhet nga Valmir Rama, Muharrem Shala, Pranvera Kerrshi, Isa Osmani, Idriz Murtezi, Arjeta Shala e Avdyl Berisha. Në fotografinë më poshtë e gjeni listën e plotë të 41 kandidatëve për deputetë nga kjo parti: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 1 orë më parë