Irani paralajmëron forcat e huaja të qëndrojnë larg Gjirit NULL NULL 22.09.2019 17:42 22.09.2019 17:42 Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar se forcat e huaja po kërcënojnë sigurinë e Gjirit, pasi SHBA tha që ishte duke vendosur trupa në rajon. Ai tha se forcat e huaja gjithmonë kishin sjellë “dhimbje dhe mjerim” dhe nuk duhet të përdoren në një “garë armësh”, njofton Klan Kosova. SHBA po dërgon më shumë trupa në Arabinë Saudite pas një sulmi me dronë në kompaninë saudite të naftës. Të dy vendet po e fajësojnë Iranin. Rouhani gjithashtu tha që Irani do të paraqesë një nismë të re për paqen e Gjirit në Kombet e Bashkuara në ditët e ardhshme. Këtë vit ka pasë tensione të vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025