Irani mohon se ka gisht në plagosjen e “satanistit” Rushdie (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 15.08.2022 20:47 nga Iliri Pireva 15.08.2022 20:47 Janë kategorikë kundër ndërlidhjes së shtetit të Iranit me sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. Kjo, edhe pse vite me parë vdekja e tij, me dekret, ishte kërkuar nga udhëheqësi suprem i ndjerë iranian, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për çka u ofrua edhe shpërblimi milionësh. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, fajësoi vetë shkrimtarin për atë që e pësoi kur u qëllua 15 herë me thikë gjatë një seminari në Nju-Jork. “Salman Rushdie e ekspozoi veten ndaj zemërimit dhe tërbimit popullor duke fyer të shenjtën e islamit dhe duke shkelur linjat e kuqe të mbi 1.5 miliard myslimanëve,” tha Kanaani. Rushdie është fajtor edhe për mediet shtetërore të Iranit, të cilat sulmin e cilësuan si “shpagim hyjnor”. Madje e përditshmja transmetuese shtetërore e Iranit Jaam-e Jam, lajmin se shkrimtari mund të humbasë një sy pas sulmit, e përshkroi si “një sy i Satanit është verbuar”. E gjithë këto shkrime të neveritshme i quajti sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili tha se këto medie e nxitën dhunën kundër Salman Rushdies. 75-vjeçarit nga sulmi i është dëmtuar mëlçia dhe i janë dëmtuar disa nerva në krah e sy. Madje gjasat janë të mëdha që ai mund të humbë edhe shikimin në syrin e lënduar.