Irani lëshon raketat e para drejt Izraelit pas sulmeve të ShBA-së NULL NULL 22.06.2025 07:09 22.06.2025 07:09 Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt vendit dhe u bëri thirrje njerëzve të strehohen. “Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e Forcave Mbrojtëse të Izraelit. Vala e re e raketave është e para që Irani ka lëshuar që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kishin sulmuar objektet bërthamore të Iranit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha IDF-ja, duke shtuar se njerëzit ishin “udhëzuar të hynin në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndronin atje deri në njoftim të mëtejshëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përleshje me mjete të forta mes disa personave në Shtime - dy në gjendje të rëndë 20 minuta më parë
Kosova Tentuan të vidhnin në një shtëpi, arrestohen tre persona në Mitrovicë të veriut 23 minuta më parë