Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit

NULL NULL
15.06.2025 15:51

Irani po lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit, thotë IDF, pas sulmeve izraelite ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane.

Ushtria izraelite i paralajmëroi qytetarët në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë strehimoreve, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se sistemet e tyre mbrojtëse po vepronin për të kapur raketat.

“Komanda e Frontit të Brendshëm u ka udhëzuar banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura. Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen”, tha IDF në një deklaratë.

Një ekip i CNN në Tel Aviv raportoi se sirenat u dëgjuan në qytet. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.