Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale

NULL NULL
16.06.2025 23:27

Irani ka kërkuar veprime të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pas sulmeve të Izraelit në objektet bërthamore, duke theksuar se sipas tyre, agresioni vazhdueshëm e kërcënon sigurinë globale.

Në një letër të botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA të Iranit, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe Këshillit të Sigurimit, i dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, akuzoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe citoi “Rezolutën 487 (1981) të KS të OKB-së”, e cila dënoi sulmin e Iranit ndaj reaktorit Osirak të Irakut në vitin 1981, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

“Zyrtarët izraelitë që kërcënojnë të kryejnë sulme të mëtejshme kundër objekteve bërthamore paqësore të Iranit janë një kërcënim serioz dhe në rritje për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe kërkojnë veprime të menjëhershme nga Këshilli i Sigurimit”, tha Iravani në letër. / Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.