Irani godet me raketa spitalin Soroka në Izrael, 32 të plagosur NULL NULL 19.06.2025 08:31 19.06.2025 08:31 Të paktën 32 persona janë duke marrë trajtim mjekësor nga paramedikët izraelitë pas raundit më të fundit të sulmeve të Iranit, sipas njoftimit nga shërbimi izraelit i urgjencës, Magen David Adom (MDA). Sipas MDA-së, dy persona – një burrë rreth 80 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç, janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë, rreth 30 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga shpërthimet dhe copëzat e predhave, transmeton Klankosova.tv. Në një raport të veçantë, paramediku i MDA-së, Yossi Shilo, tha se ekipi i tij pa “shkatërrim të madh” në një kantier ndërtimi. Një grua rreth 60 vjeç është transportuar në spital në gjendje “të rëndë, por stabile”, shtoi ai. Sulmet e fundit kanë rritur tensionet në rajon dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të jenë në terren për të ndihmuar të plagosurit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Si mund t'i përdor Kosova dronët "Bayraktar"? Këto janë temat që do të trajtohen në 'Kosova Today' 27 minuta më parë