Irani arreston personin që publikoi videon e rrëzimit të aeroplanit ukrainas NULL NULL 15.01.2020 09:05 15.01.2020 09:05 Irani thotë se ka arrestuar personin që ka filmuar pamjet që tregojnë se një aeroplan pasagjerësh ukrainas është qëlluar nga një raketë. Besohet se personi që është ndaluar do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare, njofton Klan Kosova. Fluturimi PS752 u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani të mërkurën e javës së kaluar, duke lënë të vdekur 176 persona. Irani ka thënë se u rrëzua aksidentalisht dhe njoftoi arrestimin e disa personave për incidentin. Presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i vendit të tij do të mbikëqyrej nga një “gjykatë speciale”. “Ky nuk do të jetë një rast i rregullt dhe i zakonshëm. E gjithë bota do të vëzhgojë këtë gjykatë,” tha ai në një fjalim. Rouhani theksoi gjithashtu se për “ngjarjen tragjike” nuk duhet të fajësohet askush individualisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025