Iraku nuk do që ta luftojë ISIS-in NULL NULL 24.05.2015 20:01 24.05.2015 20:01 Ashton Carter, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, ka thënë se forcat irakiane, nuk kanë treguar vullnet që t’i luftojnë grupet e ISIS-it të cilat kanë pushtuar qytetin Ramadi. “Ajo që ka ndodhur është se forcat irakiane nuk kanë treguar vullnet që të luftojnë”, ka thënë Carter në një intervistë për CNN, transmeton Klan Kosova. “Ata nuk ishin të paktë në numër. Në fakt ata ishin më shumë se sa armiqtë dhe prapë se prapë dështuan në luftime”. Rënia e qytetit irakian Ramadi, është konsideruar si një pengesë taktike, në përpjekjet e SHBA-ve për të luftuar shtetin islamik. Barack Obama, ende nuk e konsideron humbje disfatën që pësuan forcat irakianë në bashkëpunim me ato amerikane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.