Irak, kryeministri i shpall “luftë” korrupsionit NULL NULL 09.08.2015 14:33 09.08.2015 14:33 Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, bëri thirrje të dielën për eliminimin e pozicioneve të shumëfishta të zëvendëspresidentit dhe zëvendëskryeministrit, si pjesë e nismës së tij për të përmirësuar financat e shtetit dhe për të reduktuar korrupsionin. Lëvizja e fundit, e njoftuar përmes një deklarate online të zyrës së tij, vjen pas protestave disajavore në Bagdad dhe në qytetet jugore të vendit, në kërkim të një qeverisjeje më të mirë, por edhe pas thirrjes të së premtes nga kleriku më i lartë shiit i Irakut, që Abadi të bëjë më shumë për vendin e tij. Sistemi irakian i ndarjes së posteve qeveritare mes linjave të ndryshme sektariane është kritikuar prej kohësh se promovon kandidatë të pakualifikuar dhe lejon korrupsionin. Irritimi publik ndaj politikave shtetërore mund të pengojë përpjekjet për të siguruar mbështetjen e të gjitha palëve në luftën kundër Shtetit Islamik dhe zmbrapsjen e militantëve xhihadistë nga territoret irakiane në veri dhe perëndim të vendit. Abadi bëri thirrje gjithashtu t’i jepet fund kuotave partiake dhe sektariane për pozicionet qeveritare, rihapjen e hetimeve për korrupsion dhe sistemimin e të dhënave të sigurisë së zyrtarëve në ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme. Iraku ka 3 zëvendëspresidentë – dy shiitë dhe një sunit, – si dhe 3 zëvendëskryeministra – një shiit, një sunit dhe një kurd. Kushtetuta i jep të drejtën Abadit të shkarkojë ministrat me pëlqimin parlamentar. Ndërkohë, kleriku shiit, Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani, kërkoi nga Abadi gjatë së premtes që “të godasë me dorë të hekurt” korrupsionin dhe t’i bëjë emërimet në bazë të aftësive dhe jo përkatësisë partiake apo sektariane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025