Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje

NULL NULL
04.07.2025 11:50

IPKO-s ka dalë me reagim pas zjarrit të mbrëmshëm në depon në zonën industriale në Fushë Kosovë, duke njoftuar se si pasojë e incidentit, nuk ka pasur ndikim në shërbime apo te klientët.

Në njoftim thuhet se asnjë pjesë kritike e infrastrukturës apo operacioneve të rrjetit nuk është prekur.

“Të enjten në mbrëmje, një zjarr shpërtheu në njërën nga depot e IPKO-së. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve tona të brendshme, situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht.

Aktualisht është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Dëshirojmë t’i sigurojmë klientët, partnerët dhe opinionin publik se shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekur. Të gjitha operacionet e IPKO-së vazhdojnë normalisht pa asnjë ndërprerje.

E vlerësojmë besimin dhe mirëkuptimin tuaj. IPKO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë dhe shërbimit të pandërprerë.”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.