IPK kërkon suspendimin e një rreshteri dhe një zyrtari policor në Gjilan NULL NULL 20.06.2025 15:44 20.06.2025 15:44 Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, një rreshteri dhe një zyrtari policor, kjo pasi dyshohet se e kanë keqtrajtuar një qytetar, derisa ishte në stacion të policisë. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se IPK-ja për këtë ka marrë informacion nga një qytetar, i cili ishte ankuar për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë. “Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 18 qershor 2025 në orët e mbrëmjes në qendër të Gjilanit pas raportimit të një incidenti paraprak dhe pas shoqërimit në polici të një qytetari i cili pretendon për tejkalim të autorizimeve policore dhe keqtrajtim nga dy zyrtarë policorë”. “Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm”, thuhet në njoftim. Më tej, shtohet se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 21 orë më parë