iPhone-t e ardhshëm pa buton fizik NULL NULL 23.06.2015 20:00 23.06.2015 20:00 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Kompania e fuqishme duket se do të heqë butonat fizik në gjeneratat e re të iPhone për ta rritur madhësinë e ekranit. Apple mund ta heqë butonin kryesor tek gjenerata e re e iPhone. Kjo vjen me nevojën për të rritur madhësinë e ekranit, por pa rritur dimensionet e vet pajisjes. Prandaj kompania po krijon një ekran të ri në të cilin do ta vendosë sensorin e gjurmëve te gishtave në vet panelin e ekranit. Për ta arritur këtë kompania po punon në krijimin e një çipi të vetëm që do të shërbejë edhe si sensor për gjurmë të gishtave. Por, për ta ditur më me siguri nëse Apple do të ndërrmarrë këtë hap, duhet të pritet, pasi ai buton ka kohë që është pjesë e iPhone.