Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

iOS 9 prezantohet nga Apple

NULL NULL
09.06.2015 11:23

Apple ka zbuluar detajet e iOS 9 në konferencën e zhvilluesve të mbajtur në San Francisco.

Craigh Federighi, zëvendës president pranë departamentit të inxhinierisë tha se versioni i ri i iOS për iPhone dhe iPad do të përqendrohet  në produktivitet pa e prekur privatësinë e përdoruesit, shkruan PC World Al.

Disa nga veçoritë e reja janë:

Përmirësime të Siri-t: Asistenti dixhital i Apple vjen me një karakteristikë të re. Sygjerime “inteligjente”, kjo karakteristikë mbërrin në një moment mjaft kyç ku Apple  ofron mbështetje më të madhe për palët e treta në këtë aplikacion.

Caller ID: Telefonat e mençur(Smartphone) të Apple tashmë bëjnë kërkime edhe në postën tonë elektronike për të zbuluar identitetin e një thirrësi telefonik duke sygjeruar menjëherë në ekran.

Përditësime të Apple Pay: Do të shohet mbështetja për kartat e dyqaneve. Apple Pay do të përzgjedhë automatikisht kartat e duhura për dyqanet e duhura.

Wallet: Passbook tashmë ka një emër të ri, ku qëllimi kryesor i Apple është të nxjerrë nga funksioni portofolët e konsumatorëve.

Performancë dhe Bateri: Apple tha se softueri i ri do të ofrojë një përformancë 40 % më të lartë sesa paraardhësi si dhe një orë jetëgjatësi shtesë të baterisë.

iOS 9 do të jetë i disponueshëm për zhvilluesit që nga dita e sotme dhe do të pasojë me një beta publike në Korrik.

Do të jetë falas duke filluar që nga iPhone 4S dhe iPad 2.

 

lajme të ngjashme