Inzaghi: Van Gingel të qëndroj NULL NULL 26.05.2015 16:14 26.05.2015 16:14 Mesfushori i huazuar nga Chelsea , kishte shumë lëndime përgjatë stinorit duke e kufizuar ndikimin e tij në skuadër,por trajneri aktual i Milanit dëshiron që lojtari ta bëjë një lëvizje të përhershme te klubi Italian. Filippo Inzaghi e dëshiron Marco van Gingel-in të qëndroj në A.C Milan, pasi ai ta përfundoj stinorin si huazim nga Chelsea. Mesfushori holandez u transferua në San Siro në qershor me mundësinë që të kthehet tek Chelsea , por shansat që mesfushori ta zë një pozicion startues tek Chelsea janë të vogla. Trajneri i Milanit , Inzaghi pozita e të cilit është nën rrezik pas një fillimi të dobët të sezonit , preferon që ta shoh Van Gingel në ekip për stinorin tjetër , pasi që është i impresionuar nga paraqitjet e 22 vjeçarit. Ish-sulmuesi Italian u shpreh:” Fatkeqësisht ai nuk është lojtar i yni. Por ai është rritur shumë”. “Ai ka luajtur shtatë ose tetë ndeshje radhazi dhe ne po fillojmë ta shohim një lojtar të madh. Ai edhe në trajnim po bën shumë mirë”. “Chelsea ka mesfushorë fantastik në skuadër dhe ai ka nëvojë që të luajë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.