Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inzaghi po numëron ditët te Milani

NULL NULL
15.05.2015 15:45
GENOA, ITALY - DECEMBER 07: Head coach Filippo Inzaghi of Milan looks on during the Serie A match between Genoa CFC and AC Milan at Stadio Luigi Ferraris on December 7, 2014 in Genoa, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
Tekniku italian dështoi që skuadrën “Rossonere” ta dërgojë në kupat evropiane, dhe sipas mediave italiane, ish sulmuesi italian në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga “San Siro”.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, 41 vjeçari mund të largohet nga Milani, por zejen e trajnerit ai pritet ta vazhdojë përsëri në Seria A.

Sassuolo, një tjetër klub italian, e kërkon Inzaghin në vend të Eusebio Di Francesco, ky i fundit duket se në fund të kampionatit do të ikën nga kjo skuadër, sepse 45 vjeçari kërkon një sfidë të re dhe një klub të madh.

Thuhet se Inzaghi është alternativa e parë për të zëvendësuar Eusebio Di Francesco.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.