Inxhinieri i shkencave kompjuterike: Qëllimi ynë është që fëmijët temat abstrakte t’i kthejmë në praktike (VIDEO) NULL NULL 04.12.2022 12:06 04.12.2022 12:06 Këtë të diel në emisionin “Familja ime” u diskutua për të mësuarit përmes lojës, ku i ftuar ishte edhe Agron Daka, inxhinier i shkencave kompjuterike nga Young Engineers. “Edhe pse LEGO kanë të gjithë të gjithë tek shtëpitë e tyre, fëmijët janë çdo ditë kurioz se çka do të ndërtojnë, ngase mënyra se si e bëjmë dallon shumë për shkak të mesazhit që e përcjellim përmes modelit që ne e ndërtojmë”, u shpreh Daka. Inxhinieri tha se fëmijët e moshave 4-14 vjeçare, po e shijojnë në maksimum një kurs të tillë, dhe sipas tij edhe po mësojnë, njofton Klan Kosova. “Sot një nga nivelet më të avancuara e kam marr ashensorin, edhe veturën manuale. Të gjithë e dimë se kur i ndërrojmë shpejtësitë, vetura ecën më shpejt ose më ngadalë, po kurrë nuk e kemi ditur se çka bëhet brenda saj për t’i kryer këto funksione”, tha ai. Daka më tutje theksoi se qëllimi ynë është që fëmijët temat abstrakte t’i kthejnë në praktikim. “Për shembull ashensori, nëse nuk e dinë se si funksionon, ata e mësojnë se e ka një kabinë, shinat, e ka një motor që i ngreh sajllet, dhe e ka një programer që të gjithë e kuptojnë”, tha ai.