Investoi 1 milion euro në vila, pa leje dhe rrugë (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 07.02.2023 22:37 nga Kiks Kosova 07.02.2023 22:37 Rreth një milion euro i investoi në këto vila në fshatin malor Delloc të Suharekës, Ali Tafolli. Por investimi i tij i shkoi huq. Kjo pasi nuk ekziston infrastruktura rrugore që të dërgon në këtë zonë të thellë malore. Historia e vilave dhe rrugës këtu jepet në dy versione, ndonëse ato përputhen diku, por janë të ndryshme. Biznesmeni Tafolli e nisi këtë kompleks, i bindur se kishte dëgjuar në fushatën zgjedhore të Bali Muharremit se në plan të parë ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore, që do ta shndërronte këtë zonë malore në turistike. Ky premtim i dha shtytje mërgimtarit Tafolli të kthehet dhe t’i investojë milionat në tokën e tij në Delloc të Suharekës. Përveç investimit të tij, dora e komunës nuk shihet këtu. Për më tepër, toka e tij filloi të shndërrohej në rrugë, ani pse ai nuk mori asnjëherë ofertë për shpronësimin e saj nga Komuna e Suharekës. I ndodhur përballë këtij fakti, Ali Tafolli vendosi shkëmbinj dhe ndërtoi një mur, për ta ruajtur një pjesë të pronës së tij. Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka rrëfyer Kiksit se kishte shpallur tender për këtë çështje në vitin 2017, deri sa kontrata me operatorin ekonomik, që do të shtronte rrugën Delloc-Shterpcë ishte nënshkruar në 2018. Por, sipas tij, shtrimi i kësaj rruge është ndërprerë për shkak të pandemisë, por kishte edhe probleme me shpronësimin e pronave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025