Investim milionësh në sallat e reja të Ortopedisë, oksigjeni ende me bombola (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 26.10.2022 20:16 nga Arbreshë Uka 26.10.2022 20:16 Bartja e pajisjeve ka ditë që ka nisur të bëhet nga sallat e vjetra të Ortopedisë, në sallat e reja të operativës. Investim ky që ka filluar nga menaxhmenti i Basri Sejdiut e që për pak ditë pritet të marr epilog. Televizioni pa nga brenda se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që katër sallat operative të cilat gjenden në një ankesë pranë Klinikës së Ortopedisë të lëshohen në funksion brenda fillimit të javës së ardhshme. Megjithatë Klan Kosova mëson se në sallat e reja do të punohet me bombola oksigjeni dhe jo me sistem qendrorë, në mungesë të një stacioni apo nën-stacioni të gazit të lëngshëm. Ani se shtrirja e rrjetit është bërë. Janë të vetmet sallat e reja dhe të vjetra të Ortopedisë që oksigjenin e kanë me bombola. Lidhur me këtë SHSKUK nuk ka kthyer përgjigje. Tek të martën ky institucion ka bërë kërkesë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për inspektim sanitar derisa këta të fundit thonë se është kërkesë me urgjencë. Vlerësimet për kushtet teknike e sanitare i parasheh edhe ligji para çdo funksionalizimi të hapësirave shëndetësore, përfshirë edhe regjistrimin e tyre për inspektime rutinore në vazhdimësi. klankosova.tv