Intervistimi i Berishajt nga Prokuroria Speciale, Çitaku: Një ditë në Ambasadë, një ditë në Prokurori NULL NULL 26.06.2025 16:23 26.06.2025 16:23 Deputetja e betuar e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër për intervistimin e Martin Berishajt, nga Prokuroria Speciale. Çitaku tha se Berishaj, të mbajë pozitën e ambasadorit, pavarësisht përfshirjes së tij në afera të dyshuara financiare, transmeton Klankosova.tv. Ajo e ka quajtur këtë situatë “marrëzi pa kufi”, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie. Sipas saj, ambasadori Berishaj, Berishaj është ende në detyrë vetëm sepse, sipas saj, “i shërben liderit suprem”. Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, shtoi se ai e kalon “një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë”, duke aluduar në përfshirjen e tij në hetime dhe njëkohësisht ruajtjen e pozitës zyrtare. “Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv. Vlora Çitaku, theksoi kontrastin me gjendjen e vështirë ekonomike që po përjetojnë bizneset dhe punëtorët në Kosovë si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë 37 minuta më parë